Deri pak para shpalljes së pandemisë së COVID-19, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i automjeteve të pasiguruara në Kosovë ishte rreth 150 mijë.
Ndërsa, dëmet financiare të shkaktuara nga kompensimi për aksidentet për këto automjete që nga viti 2000 janë 44 milionë euro.
Kështu ka deklaruar për Telegrafin, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, i cili ka shtuar se humbjet vjetore janë rreth 4 milionë euro nga mos inkasomi i primit dhe 4 milionë euro të tjera nga sigurimet.
“Deri para se të filloj pandemia e COVID-19, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme në sistem figurojnë rreth 150 mijë vetura të paregjistruara. Por që nuk ka një analizë se sa prej tyre mund të janë në trafik. Natyra e këtyre automjeteve që dalin në trafik pa regjistrim i shkaktojnë dëme milionëshe sektorit të sigurimeve. Humbjet vjetore janë rreth 4 milionë euro nga mos inkasomi i primit nga këto vetura dhe nga ana e tjetër janë rreth 4 milionë euro që këto vetura i shkaktojnë nga sigurimi. Nga viti 2000 deri 2019, vetëm për automjetet e pasiguruara, sektori i sigurimeve ka paguar mbi 44 milionë euro”, tha Mazreku.
Ai shtoi se, duhet të gjinden mekanizma ligjor që ky numër i lartë i veturave të paregjistruara të reduktohet.
“Si iniciator kemi dërguar disa propozime te MBP se çfarë të bëhet që të ulët ky numër. E para, duhet të gjinden mekanizma ligjor se si listat që gjenden në bazën e të dhënave të pastrohen. Në bazë të ligjit, një veturë për dy vite është e paregjistruar, atëherë teknikisht kjo veturë nuk është në rregull. Për këto vetura që janë të paregjistruara në dy vitet e fundit, të vendosen masat shtesë qoftë gjoba mujore, apo masa shtesë që të mbahen në kontrolle”, shtoi ai.
Mazreku tregon se deri në vitin 2019 janë të regjistruara 356 mijë vetura, ku 30 për qind e veturave të paregjistruara përbëjnë vlerën e saj, ku sipas tij, kjo po sjell vështirësi në anëtarësim në Kartonin e Gjelbër.
Kur është puna te Kartoni i Gjelbër ne duhet t’i kryejmë disa punë para se të aplikojmë atje. Ai nuk të shikon nga je, por kërkon që të jesh i rregull në pagesën e dëmeve dhe shumë gjëra të tjera. Anëtarësimi në Karton të Gjelbër kërkon që të jetë nën 5 për qind numri i veturave të paregjistruara, kurse sipas të dhënave, 356 mijë vetura janë të regjistruara në vitin 2019, ku 30 për qind e veturave të paregjistruara përbëjnë vlerën e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025