LAJMI I FUNDIT:

Mazda Miata do të ketë më shumë fuqi, teksa është edhe më ekonomike (Foto)

Mazda Miata do të ketë më shumë fuqi, teksa është edhe më ekonomike (Foto)

Miata e re, është e përshtatshme për kërkesat e të dy tregjeve.

Kur të arrijë më 2019, Mazda MX-5 Miata do të jetë modeli me rifreskimin më të veçantë në historinë e automobilizmit, transmeton Telegrafi. Kjo për shkakun se, për dallim prej modelit 2018, i riu do të ketë fuqi shumë më të madhe.


Prej 155 kuajfuqive që Miata i ka tani, i riu do t’i ketë 180 kuajfuqi. Ndryshimet që ka pësuar, do t’ia rrisin edhe përformancën, që nënkupton edhe shpenzimin. Por, jo në këtë rast, që është krejtësisht e kundërta.

Sipas një raporti të botuar në EPA, pritet që modeli i ri të ketë shpenzim më të vogël. Kjo nuk thuhet të jetë ndonjë ndryshim drastik, por se i shtron rrugën dhe bën dallimin për të ardhmen e këtij modeli.

Shifrat flasin se Miata ka shpenzime më të vogla nafte, në të gjithë nivelet, si urban apo udhëtime të largëta. Këto ndryshime që i ka bërë Mazda, pritet të imitohen menjëherë nga Toyota dhe Subaru, duke i bërë modelet 86 dhe BRZ shpenzues më të vegjël. /Telegrafi/