LAJMI I FUNDIT:

Mavraj: Publikimi i fotografive të UÇK-së me armë në gazetën “Bota e Re” shqetësoi Unionin e Studentëve

Mavraj: Publikimi i fotografive të UÇK-së me armë në gazetën “Bota e Re” shqetësoi Unionin e Studentëve

Muhamet Mavraj në vitet e luftës punonte në gazetën e studentëve “Bota e Re”. Ai ka rrëfyer detaje interesante se si ka funksionuar kjo media në atë kohë.

Mavraj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se pasi UÇK në vitin 1998 filloi me të madhe aktivitetin e saj luftarak, “Zeri i Kosovës” e kishte nxjerrë profilin e Adrian Krasniqit me uniform të UÇK-së dhe armë në krahë.


“Të njëjtën foto e përdora edhe unë në ballinën e “Botës së Re” që ishte një thyerje shumë e fortë e konceptit të lëvizjes së studentëve që ishte për rezistencë aktive po jo të armatosur. Shfaqja e një personi të armatosur në ballinë të gazetës i shqetësoi shokët e mi dhe Unionin e Studentëve në atë kohë, por ai ishte përcaktim i imi personal”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mavraj thotë se për dy vite duke filluar nga 24 mars të vitit 1997 deri në mars të vitit 1999, “Bota e Re” ishte shpërndarë në Kosovë.

Publicisti thotë se për shkak të gazetës “Bota e Re” shumë luftëtarë janë frymëzuar.

“Shumë ushtarë ndaluan dezertimin për shkak se e lexuan “Botën e Re”, shumë të tjerë u kyçën në UÇK për shkak të “Botës së Re””.

Mavraj thotë se fotografitë dhe kalendari i vitit të ri të vitit 1998 patën ndikim te populli i Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori