Maura Higgins tërhoqi vëmendjen në BRIT Awards 2025 me një fustan të guximshëm dhe transparent me detaje lulesh, duke lënë të dukshme format e saj elegante.

Ylli i ‘Love Island’, 34 vjeçe, kombinoi veshjen me taka të zeza dhe një model flokësh dramatik, ndërsa grimi joshës e plotësoi pamjen.


Në të njëjtin event, ish-i i saj Pete Wicks mbërriti me Olivia Attwood, e njohur për rivalitetin me Maurën, shkruan DailyMail.

Pete, 37 vjeç, u shfaq me një kostum të zi dhe një këmishë të hapur, ndërsa tensionet mes tij dhe Maurës mbeten të nënkuptuara pas ndarjes së tyre të bujshme muajin e kaluar.

Burimet mohojnë pretendimet e Maurës se Pete e tradhtoi, por ylli i TOWIE është shprehur i lënduar nga akuzat.

Ndërkohë, Olivia, e veshur me një këmishë të tejdukshme dhe një fund me të çarë të lartë, e shoqëroi Pete në këtë natë të mbushur me yje dhe drama të heshtura. /Telegrafi/