LAJMI I FUNDIT:

Matura britanike është më e fuqishmja në botë dhe ju mund të pajiseni me të!

Matura britanike është më e fuqishmja në botë dhe ju mund të pajiseni me të!

Si një ndër shtetet më të rëndësishme në botë, Britania e Madhe ka një sistem të shkëlqyer edukimi.

Pikërisht për këtë fakt, mijëra studentë ndërkombëtarë nga e gjithë bota bëhen pjesë e konkurrencës për të qenë pjesë e tij. Sidoqoftë, fatkeqësisht jo të gjithë studentët ndërkombëtarë arrijnë të jenë pjesë e universiteteve britanike për studimet themelore bachelor.

Kjo për shkak se shumica e universiteteve britanike kërkojnë që studentët aspirues të tyre të kenë maturën britanike nga studentët ndërkombëtar. Fatkeqësisht edhe matura kosovare nuk pranohet në shumë universitete të botës.

Por, si mund të pajisen të rinjtë kosovar me maturë britaneze që të mund të jenë pjesë e universiteteve të shumta botërore që nuk e pranojnë maturën kosovare?

Shumë universitete të Ivy League, si Oxford e Cambridge, nuk pranojnë studentë ndërkombëtarë të cilët nuk kanë të paktën A-Levels ose Foundation Year. A-Levels në Britani të madhe konsiderohet si maturë britanike dhe konsiston në klasën e 11 dhe 12 të shkollës së mesme.

Pra, është një program studimi 2-vjeçar i cili në fund ju shpërblen me maturën më të fuqishme globale e cila njihet në të gjithë botën.

Gjatë klasës së 11, studenti ka të drejtë të ndjekë 7 lëndë nga syllabusi i kolegjit, kurse në klasën e 12, studenti ka të drejtë të ndjekë 4 lëndë.

Të gjitha këto lëndë shërbejnë si bazë elementare për studimet e ardhshme themelore bachelor dhe njëkohësisht e barazojnë maturantin kosovar me një maturant britanez.

Në anën tjetër, kur nuk është e mundur ndjekja e programit 2-vjeçar A-Levels, preferohet të paktën përfundimi i Foundation Year apo vitit përgatitor.

Viti përgatitor zgjatë vetëm një vit shkollor dhe është shumë i favorshëm për të gjithë të rinjtë që aspirojnë studimet në cilindo vend të Britanisë së Madhe.

Në këtë rast, fatkeqësisht studentët nuk pajisen me maturë angleze, por viti përgatitor konsiderohet si përforcues i dosjes së aplikantit dhe në këtë rast maksimizon shanset për pranim në cilindo universitet.

Gjatë ndjekjes së vitit përgatitor, studenti ka mundësi të zgjedhë 4 lëndë të cilat ai i konsideron si më beneficialet për studimet e tij të ardhshme themelore bachelor.

Mënyra më e lehtë për t’u pajisur me një maturë britanike është përmes agjensioneve profesionale të këshillimit në fushën e edukimit, siç është Wiseword Kosova.

Wiseword Kosova përmes partneriteteve të saj me kolegjet më prestigjioze britanike, po u mundëson të rinjëve kosovar që të pajisen me maturën më të fuqishme në botë duke i rritur shanset e tyre për pranim në cilindo universitet të botës.

Artikull i sponzorizuar