Matthew Perry më parë zbuloi se kishte marrë pjesë në rreth gjashtë mijë takime të Alkoolistëve Anonimë për varësinë e tij.

Aktori - i njohur më së miri për interpretimin e Chandler Bing në “Friends” - ndërroi jetë tragjikisht në tetor 2023 në moshën 54 vjeçare.


Shkaku i vdekjes së tij u përcaktua përfundimisht si "efektet akute të ketaminës".

Matthew Perry

Përpara se të ndërronte jetë, Perry kishte folur hapur për problemet e tij me drogën dhe alkoolin gjatë viteve duke zbuluar në librin e vitit 2022, se e kishte provuar për herë të parë alkoolin në moshën 14 vjeçare.

Aktori i filmit “17 Again” do të përjetonte varësi nga droga të ndryshme gjatë viteve, duke ndjekur për herë të parë një qendër rehabilitimi në vitin 1997.

Beteja e tij prapa skenave do të vazhdonte gjatë gjithë kohës që ishte në serialin “Friends” , me yllin që madje zbuloi se kishte vështirësi të kujtonte xhirimet nga sezoni i tretë deri në të gjashtë për shkak të problemeve të tij me varësinë.

"Nuk më kujtohen tre vjet të tilla. Pra, asnjë prej tyre", i tha ai më parë BBC-së. "Isha pak i hutuar”.

Matthew Perry

Kujtimet nxorën në pah gjithashtu përpjekjet ekstreme që Perry kaloi për të luftuar varësinë.

Perry vlerësoi se ishte regjistruar në qendër rehabilitimi 15 herë dhe i ishte nënshtruar 14 operacioneve në stomak për shkak të ndërlikimeve shëndetësore.

Ai tha se madje kishte marrë pjesë në deri në gjashtë mijë takime të Alkoolistëve Anonimë deri në kohën kur shkroi librin. /Telegrafi/