LAJMI I FUNDIT:

Matthew McConaughey bëhet profesor në një kolegj në Teksas

Matthew McConaughey bëhet profesor në një kolegj në Teksas

Aktori që ka fituar çmimin Oscar, Matthew McConaughey do të provojë një profesion të ri – profesor në një universitet prestigjioz të Teksasit.

Revista “Time” shkruan se artistit iu dha mundësia të provonte veten si profesor në një kolegj prestigjioz në Texas.

Fakulteti konfirmoi pretendimet dhe tha se këtë vjeshtë, viti i ri studentor do të startojë me një mësimdhënies të ri, i cili do të jetë bashkëqytetari i tyre i vlerësuar.


Aktori popullor ka qenë një kontribuues i jashtëm dhe pedagog i ftuar në kampusin drejtues të Austinit për disa vjet, dhe bashkëpunëtorët e përshkruajnë atë si një mësues dhe mentor të shkëlqyer.

McConaughey do të mësojë arte filmike, skenare dhe raportohet se tashmë ka hartuar një kurrikul.

Universiteti thuhet se e vlerëson aktorin për aftësinë dhe gatishmërinë për të punuar jashtë klasës.
Matthew studioi komunikimet në Universitetin e Teksasit në Austin. /Telegrafi/