LAJMI I FUNDIT:

Mata në Everton?

Mata në Everton?

Juan Mata mund të përfundoj te skuadra tjetër angleze, Everton.

Mesfushori spanjoll shumë shpejt mund të largohet nga Manceshter United, pas raporteve jo të mira me trajnerin Jose Mourinho.

Sipas The Times, skuadra e Evertonit janë duke eksploruar mundësinë e nënshkrimit të spanjollit me tipare sulmuese, Juan Mata nga Manchester United.


Spanjolli po kërkohet të qëndroj nga Jose Mourinho, por pas zëvendësimit në Superkupën e Anglisë ndaj Leicester Cityt, ku hyri në pjesë të dytë dhe më pas u zëvendësua, kjo ja ka ‘vluar’ më së shumti Matas.

Një tjetër arsye për largimin nga United është edhe garancia që nuk po i jepet si titullar në ekipin e mirë, teksa te Evertoni do të ishte një titullar i padiskutueshëm. /Telegrafi/