Mata ka refuzuar ofertën prej 20 milionë eurosh në vit nga Arabia Saudite

Juan Mata ka refuzuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite, në mënyrë që ta vazhdojë qëndrimin te Manchester Unitedi.AS bën të ditur se spanjolli i ka thënë jo ofertës prej 16 milionë euro në vit, e cila pastaj është përmirësuar në 20 milionë euro në sezon.
Mirëpo, 32-vjeçari sërish e ka refuzuar, meqenëse ka dashur të vazhdojë të luajë me Djajtë e Kuq në Old Trafford.

Mesfushori ofensiv është në vitin e fundit të kontratës së tij me Unitedin, megjithëse në marrëveshje është i përfshirë edhe opsioni për ta zgjatur për në sezon tjetër.
Mata është pjesë e Manchester Unitedi nga viti 2014 kur ishte transferuar nga klubi tjetër anglez, Chelsea. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































