Jorge Masvidal e ka mposhtur Nate Diazin në përballjen e vlefshme për titullin në UFC 244, por i ka ofruar revansh kolegut të tij pas ndeshjes.

Luftëtari amerikan e ka mposhtur bashkëkombësin e tij me nokaut teknik në raundit e tretë.


Deri tek ndërprerje e ndeshjes erdhi, pasi doktorët detyruan gjyqtarët për një gjë të tillë pas gjakosjes së madhe të Diazit.

Megjithatë, Masvidal është treguar një sportist i madh dhe menjëherë pas ndeshjes i ka thënë kundërshtarit të tij se mund ta zhvillojnë revanshin.

"Për një fakt, i thashë Diazit tani, le ta kthejë ndeshjen përsëri. UFC, bëje të ndodhë revanshi", ka thënë fillimisht Masvidal në intervistën e tij pas luftës në Oktagon.

"Nuk më pëlqen ta lë oktagonin kështu me kundërshtarin tim të vetëdijshëm", përfundoi luftëtari amerikan.

Ndryshe, Masvidal tani mban rripin e UFC 244 në peshën welterweight apo të mesme. /Telegrafi/

telegrafi sport app