LAJMI I FUNDIT:

Maskë flokësh me uthull dhe mjaltë, a do të guxoni ta bëni?

Maskë flokësh me uthull dhe mjaltë, a do të guxoni ta bëni?

Thjesht dhe shpejt bëjeni dhe shikoni se çfarë do të ndodhë!

Shumë femra kanë probleme me flokët e yndyrshëm, ndërsa zgjidhja është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë.


Nga tre përbërësit e vetëm që keni në shtëpi, bëni një maskë flokësh që do t’ju ndihmojë t’i bëni ato më pak të yndyrshme.

Gjithçka që ju nevojitet janë: kos, uthull molle dhe mjaltë, transmeton Telegrafi.

Kosi mund t’ju ndihmojë edhe nëse keni zbokth, sepse është i suksesshëm në largimin e tij falë vetive antimykotike që ka dhe balancon nivelin e pH-së së lëkurës së kokës duke rregulluar krijimin e zbokthit.

Uthulla e mollës shërben për të rivendosur pH-në natyrale të lëkurës së kokës dhe për të kontrolluar krijimin e zbokthit.

Përbërësi i tretë i kësaj maske – mjalti, ka veti antioksiduese që parandalon dëmtimin, duke e mbajtur lëkurën e kokës dhe flokët të shëndetshëm. Mjalti mund të lehtësojë dhe parandalojë infeksionet e kokës dhe të qetësojë problemet siç janë: zbokthi, ekzema dhe psoriaza.

Përbërësit:

▪ 1 filxhan kos
▪ 3 lugë gjelle uthull molle
▪ 1 lugë mjaltë

Përziejini të gjithë përbërësit në një tas dhe aplikojeni maskën nga rrënja deri te majat e flokëve. Mbajeni maskën në flokë për 30-40 minuta, më pas shpëlajeni me ujë dhe lajeni në mënyrën e zakonshme.

Përsëriteni këtë përzierje dy herë në javë. Mos u shqetësoni për erën – mund të duket e pakëndshme në fillim, por ajo do të avullojë sapo të thahen flokët. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Grim
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori