Maska e artë nga kurkuma eliminon njollat dhe piklat

Kjo maskë natyrale rrjedh që nga Roma e vjetër dhe ka mbijetuar deri sot si efekt për ten shumë të barabartë
Me një veprim do t’i eliminoni të gjitha parregullsitë në lëkurë, duke përfshirë aknet, puçrrat, rrathët e errët rreth syve, njollat dhe piklat.
Përbërësi kryesor i maskës është kurkuma (turmerik), një erëz e pasur me veti terapeutike, e cila ka një efekt pastrues dhe rinovues në lëkurë, transmeton Telegrafi.
Në një enë përzieni pak miell, kurkumë, vaj bajameje apo vaj ulliri dhe qitni pak qumësht që të përftoni teksturë kremoze.
Aplikoni maskën e artë në të gjithë fytyrën, të cilën duhet ta keni pastruar më parë, dhe lëreni të veprojë për 30 minuta para se ta shpëlani me shumë ujë të ftohtë.
Maska e artë duhet të aplikohet çdo ditë në mbrëmje, para se të flini. /Telegrafi/





















































