LAJMI I FUNDIT:

Mashtruan dhe falsifikuan dokumente, kërkohet paraburgim ndaj tre personave nga Graçanica

Mashtruan dhe falsifikuan dokumente, kërkohet paraburgim ndaj tre personave nga Graçanica
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurve M.T. dhe I.L., për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, ndërsa për të pandehurën I.L., po ashtu, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se personat e lartcekur dyshohet se në mars të vitit 2021, në Graçanicë, pas një marrëveshjeje paraprake dhe në bashkëkryerje, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e kanë vënë në lajthim një të dëmtuar, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, të njëjtit i kanë siguruar për vajzën e tij një certifikatë të gjuhës gjermane kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, e cila pas verifikimit nga Ambasada përkatëse ka rezultuar e falsifikuar, çka me këtë të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material.


“Ndërsa, personi me inicialet I.L., dyshohet se në mars të vitit 2021, në Graçanicë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshëm ka përpiluar dokumentin e falsifikuar, respektivisht një certifikatë të gjuhës gjermane, kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, ku me këtë veprim dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve””, thuhet në njoftim.

Me qëllim të sqarimit lidhur me të pandehurin M.T., sipas informatave fillestare i njëjti ka ushtruar profesionin e avokatit, mirëpo pas konfirmimit nga Oda e Avokatëve të Kosovës, rezulton se i pandehuri nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është i regjistruar në regjistrin e avokatëve të OAK-së, po ashtu, pas veprimeve të mëtejme hetimore është vërtetuar se i njëjti ka një zyre ligjore në Graçanicë, përmes së cilës ofron shërbime ligjore.

Lidhur me këtë çështje penale është duke vazhduar ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me institucionet relevante, për ta ndriçuar në plotëni këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori