LAJMI I FUNDIT:

Mashtruan për puset e naftës – shkaktuan 1.3 milionë dollarë dëme me kompani fantazmë në Shqipëri

Mashtruan për puset e naftës – shkaktuan 1.3 milionë dollarë dëme me kompani fantazmë në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Mashtrimi me faturat në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore ka prekur një kompani amerikane që lidhet me puset e naftës.

Gazeta Shqip ka zbuluar skemën që vepronin me zyrtarët e AKBN-së me kompania shqiptarë fantazmë duke përpiluar fatura fantazmë si shpenzime të kryera për kompaninë amerikane, por që në fakt ishte një mashtrim i pastër që ka përfshirë jo vetëm drejtor e zyrtarë të AKBN-së, por edhe punonjës të Tatimeve.


Sipas dokumentit të siguruar, rezulton se abuzime me faturat është ngritur si shqetësim dhe në SHBA, madje kanë qenë gjykatat amerikane që kanë vërtetuar se tetë faturat në ngarkim të firmës së huaj në Shqipëri rezultonin të falsifikuara.

Si funksiononte skema e mashtrimit?

Ka rezultuar nga hetimi se shoqëria Phoenix Petrolium, me drejtues shtetasin Naim Kasa dhe Isuf Berberi, e cila në marrëveshje është miratuar nga Qeveria dhe për të ndjekur ecurinë e saj në AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimit minimal të punës apo dhe të justifikimit të investimeve të detyrueshme të puseve të naftës dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera e tyre është 1,299,000 dollarë. Punonjësit e AKB-në, Denis Durrësi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose dhe Klodian Graceni kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyra me anë të faturave si të kryera.

Policia e Shtetit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me arrestimet e kryera për veprën e korrupsionit dhe të kontrabandës duke vepruar pas nxjerrjes së urdhrit të Prokurorisë për arrestimeve disa zyrtarëve të AKBN-së, punonjësve të Tatimeve dhe biznesmenëve. Operacioni Akciza sipas policisë nisi pas një kallëzimi të bërë nga Albpetrol dhe bëhet fjalë për fatura fiktive të lëshuara nga kompania e naftës, Phoenix Petrolum, që falsifikonte faturat e shërbimeve ndaj një kompanie amerikane. Phonenix pas hetimeve rezultoi se nuk i ka kryer shërbimet për paratë e marra. Falsiteti u zbulua nga autoritet amerikane dhe vlera e dëmit të shkaktuar arrin në 1,3 mln dollarë amerikanë.

Sipas policisë në këtë operacion mashtrimi janë përfshirë punonjës dhe zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) të Tatimeve dhe dy biznesmenë. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Lidhur me operacionin e prokurorisë për arrestimin e zyrtarëve mësohet se Klodian Gradeci ish-drejtori i OST, në kohën e hetimeve ka qenë drejtor i hidrokarbureve. Sipas burimeve nga policia mësohet se një ditë para operacionit ka ikur nga Shqipëria, kjo vërtetohet dhe nga këqyrja e sistemit Tims.

Në kërkim është Isuf Berberi gjithashtu drejtor hidrokarburesh kompanisë FuFarma. Naim Kasa rezulton gjithashtu biznesmen në një kompani fantazmë.

Deklarata e policisë

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ekzekutohen 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Akciza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht:

Masën “Arrest në burg“ ndaj 5 shtetasve.

Denis Durrësi, 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Qani Hoxhaj 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Simon Marku, 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

Arben Doda, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

Naim Kasa, 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

R.S(Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit Klodjan Graceni, 45 vjeç dhe Isuf Berberi, 51 vjeç-biznesmen.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Gazeta Shqip/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori