LAJMI I FUNDIT:

MASHTI ripërsërit thirrjen publike për ratifikimin e anëtarëve të KSHC-së

MASHTI ripërsërit thirrjen publike për ratifikimin e anëtarëve të KSHC-së

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknokologjisë dhe Informacionit (MASHTI) në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, ka propozuar që të ripërsëriten procedurat e thirrjes publike për nominimin dhe vetë-nominimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC).

Ky propozim-vendim do t’i dërgohet Kuvendit në mënyrë që të ndryshohet vendimi i datës 17 prill dhe ai i datës 17 qershor për ratifikimin e anëtarëve të KSHC-së të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.


Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, para kabinetit qeveritar tha se pas datës 23 maj janë njoftuar për disa lëshime teknike.

“Këtë propozim e kam bërë bazuar në thirrjen publike për nominimin dhe vetë-nominimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe në raportin e Komisionit për shqyrtimit të aplikacioneve. Deri në procedim të propozimeve në Qeveri nuk ka ekzistuar asnjë arsye ligjore apo teknike për të vendosur ndryshe, pas datës 23 maj jemi njoftuar për disa adresime për disa lëshime teknike”.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës e transparent dhe të bazuar në meritokraci po ashtu edhe faktin se Këshilli Shtetëror i Cilësisë është shumë i rëndësishëm për arsimin e lartë në Kosovë, sot propozoj që MASHTI të përsëris procedurat e thirrjes publike për nominimin dhe vetënominimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë”, u shpreh ajo./Telegrafi/