LAJMI I FUNDIT:

MAShT prezantoi Raportin vjetor të vlerësimit të Planit strategjik të arsimit  

MAShT prezantoi Raportin vjetor të vlerësimit të Planit strategjik të arsimit  

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë prezantimin e Raportit vjetor të vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017/2021, me ç’rast u tha se ka pasur ngritje në sektorë të ndryshëm në realizmin e planit, ndërkaq sfidë kryesore e ngecjes në zbatueshmërinë ka qenë mungesa e mjeteve financiare.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka theksuar se shpalosja e këtij raporti nxjerrë në pah të arriturat dhe sfidat në zbatueshmërinë e PSAK 2017/2021, ndërkaq u zotua se MAShT do të angazhohet në zbatimin me përpikëri të këtij Plani në vitet e ardhshme.


Bytyqi ka falënderuar GIZ-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë për angazhimin e vazhdueshëm që po bën në përkrahjen e realizmit të aktiviteteve të Ministrisë së Arsimit dhe vlerësimin e punës së PSAK, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

“PSAK 2017/2021 ka një rëndësi të madhe, sepse është dokument bazik që hapë rrugët drejt reformave të nevojshme të sistemit arsimor në Kosovë. Shfletimi i këtij vlerësimi do të nxjerrë në pah të arriturat dhe sfidat që paraqiten në zbatimin e këtij plani deri në vitin 2021. Një ndër pengesat që ne kemi hasur në raport është mungesa e buxhetit të mjaftueshëm, i cili do të mundësonte që PSAK të zbatohet në tërësi”, ka thënë ministri Bytyqi.

Ministri tha se gjithëpërfshirja ka shënuar ngritje nga niveli parashkollor deri në nivelin parauniversitar, ndërsa shtoi se fuqizimi i rolit të prindërve në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave do të ndihmonte në menaxhimin e mirë të shkollave.

Ministri Bytyqi po ashtu tha se, arsimi profesional është pikë kyçe e qeverisjes në këtë mandat dhe do të bëjmë përpjekje në ngritjen e kapacitetit të shkollave profesionale.

Ndërsa, përfaqësuesi i GIZ-it në Kosovë, Boris Scharlowski vlerësoi se, PSAK është një dokument i cili jep udhëzime të qarta rreth orientimit se ku duhet vendosur energjinë tonë të përbashkët. “Ky dokument gjeneron një shpresë të re për sistemin arsimor në Kosovë”, tha Scharlowski.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori