LAJMI I FUNDIT:

MASHT: Largimin nga ENQA e kuptuam përmes mediave, kërkuam informacion zyrtar

MASHT: Largimin nga ENQA e kuptuam përmes mediave, kërkuam informacion zyrtar

​Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thotë se e ka pranuar me shqetësim lajmin se Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ka konstatuar që Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk i përmbushë rregullat evropiane për të qenë pjesë e Asociacionit dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e ENQA-s.

BE për përjashtimin e Kosovës nga ENQA: Qeveria e re nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës
Lexo po ashtu BE për përjashtimin e Kosovës nga ENQA: Qeveria e re nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës

Megjithatë, MAShT thotë se për këtë lajm është njoftuar nga mediat dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar.

“Sot ministria ka kërkuar informacion zyrtarisht nga Agjencia Kosovare e Akreditimit mbi raportin e ri të krijuar mes Agjencisë dhe ENQA-s, e po ashtu edhe për të gjeturat në raportin e Asociacionit, mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim”, përfundon deklarata e MASHT.