LAJMI I FUNDIT:

MASHT-i lanson kornizën për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e mesme

MASHT-i lanson kornizën për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e mesme

Në kuadër të Ditës së Diversitetit dhe Gjithëpërfshirjes Ministria e Arsimit ka lansuar një program, me anë të cilit do të rregullohet çështja e përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e mesme të larta.

Dokumenti është rezultat i punës së ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë të arsimit dhe ka për qëllim rritjen e përfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta në këtë nivel të shkollimit.


“Ky është një bashkëpunim i rëndësishëm me partnerët tanë Zyrën e Bashkimit Evropian dhe atë të Këshillit të Evropës përmes projektit të përbashkët “Include”, sepse jam e sigurt se ka gjithmonë vend dhe mundësi për të ofruar ndihmë edhe përtej të gjitha angazhimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit’, ka njoftuar ministrja Arbërie Nagavci në Facebook.

Mësimdhënësit në Qendrat Burimore dhe mësimdhënësit e asistentët në shkollat tona kanë rol substancial në sigurimin e pjesëmarrjes dhe suksesit që nxënësit kanë në shkolla.

Masht thotë se ky dokument i ndihmon ata që të njohin dhe adresojnë nevojat shtesë dhe specifike që kanë nxënësit me nevoja të veçanta, në mënyrë që ata të aftësohen për tregun e punës dhe për jetë.

Diversiteti është vlerë e shtuar dhe të gjithë së bashku duhet të eliminojmë çdo barrierë dhe të sigurohemi që secili fëmijë në Kosovë të mund ta realizojë të drejtën themelore për t’u arsimuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori