MASH-Maqedoni: Shpërndarja e teksteve shkollore për klasën e gjashtë do të realizohet edhe gjatë fundjavës
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se tekstet shkollore për klasën e gjashtë, të cilat tanimë janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve Shkollore dhe kanë marrë publikimin CIP, tanimë janë duke u shtypur dhe shpërndarë në shkolla. Përgjegjësit për shpërndarjen e Tekteve Shkollore janë të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht, në marrëveshje me udhëheqësin e shkollës që ti shpërndajnë edhe gjatë kësaj fundjave.
“Tekstet Shkollore të gjuhës shqipe dhe të shkencave natyrore në gjuhën maqedonase për klasën e gjashtë, për të cilat pas miratimit nga Komisioni Kombëtar për Tekste Shkollore, është marrë publikimi CIP më 27 shtator, gjegjësisht më 29 shtator, ndërsa marrëveshjet me autorët janë nënshkruar më 2 tetor, janë futur në procesin e shtypjesë dhe shpërndarjesë.
Ndërsa Tekstet Shkollore në gjuhën maqedonase dhe të shkencave natyrore me mësim në gjuhën shqipe morën publikim CIP më 4 tetor, ndërsa marrveshjetë me autorët u lidhën sot dhe menjëherë iu dorëzuan operatorit ekonomik të përzgjedhur për redaktim grafik, shtypje, pas së cilës shpërndarja do të të kryhet gjatë javës së ardhshme. Për Tekstin Shkollor në lëndën e matematikës sot është nënshkruar marrëveshje me autorët”, thonë nga MASh.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në pajtueshmëri me planin për reformimin e arsimit fillor, në vitin e ri shkollor janë përpiluar plane dhe programe të të reja mësimore për klasat e treta dhe të gjashta dhe në bazë të tyre nxënësit do të marrin edhe Tekstet e reja Shkollore. Tekstet Shkollore të klasës së tretë u shpërndan plotësisht muajin e kaluar.
Siç bëjnë të ditur nga MASh situata me Tekstet Shkollore këtë vit është përmirësuar ndjeshëm , sepse janë shpërndarë tirazh prej gati 1.4 milionë Tekste Shkollore në shkollat fillore dhe të mesme , për të cilat për herë të parë pas 15 vitesh janë përpiluar 150 tituj të Teksteve Shkollore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe