MASH Maqedoni: Në vitin e ri shkollor 2022-2023, do të punësohen 720 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta
“Në vitin e ri shkollor 2022-2023 do të punësohen gjithsej 720 asistentë arsimor, kurse njoftimet publike për regjistrimin e të interesuarve do të publikohen në ditët në vijim nga shkollat fillore duke zbatuar të gjithë procedurën e përzgjedhjes”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Nga aty theksojnë se ngritja e shkallës së gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor kombëtar është prioritet strategjik dhe synim kyç në programin e punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për të cilën në vazhdimësi po drejtohen gjithnjë e më shumë fonde dhe aktivitete, realizimi i të cilave përfshin një numër të madh të aktorëve socialë.
“Shërbimi i asistencës arsimore u fut si detyrim i shtetit i rregulluar me ligj. Domethënë, punësimi i asistentëve për nxënësit me aftësi të kufizuara që vijojnë mësimin në shkollat e rregullta fillore nuk është më shqetësim dhe shpenzime shtesë për familjet e nxënësve”, thekson MASH.
Ministria e Arsimit dhe Shkëncës informon se vitin e kaluar shkollor janë punësuar 500 asistentë, nga të cilët 260 në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës si dhe 240 asistentë në tre rajonet e tjera, përkatësisht 80 asistentë në rajonin e Vardarit, Juglindjes dhe rajonet e Pellagonisë.
Pas përzgjedhjes përfundimtare, asistentët arsimorë punësohen në shkollat fillore, me kompensim mujor dhe kontribute të paguara nga sigurimet shoqërore të detyrueshme.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës fton të gjithë qytetarët me arsim të përshtatshëm dhe dëshirë për të punuar me nxënësit me aftësi të kufizuara, për të ndjekur ueb faqet e shkollave fillore me qendra burimore dhe për t’u regjistruar në thirrjen e shkollës përkatëse për të cilën janë të interesuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri