LAJMI I FUNDIT:

MASH ka përgatitur koncept për mësim në distancë nga shtatori, propozime dhe sugjerime deri të premten

MASH ka përgatitur koncept për mësim në distancë nga shtatori, propozime dhe sugjerime deri të premten

Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi draftversion të Konceptit për zhvillimin e sistemit për arsim nga distanca në shkollat fillore dhe të mesme në vend. Përpunimi i dokumentit është inicuar nga ndryshimet në mënyrën e realizimit të procesit edukativo-arsimor në nivel global për shkak të pandemisë të shkaktuar nga paraqitja dhe përhapja e virusit KOVID-19.

“Koncepti duhet të sigurojë zhvillim pa pengesa të edukimit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme nga 1 shtatori i vitit 2020, përmes rregullimit të procesit të situatës së sapokrijuar dhe realitetit”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MASH ka përgatitur Koncept për mësim në distancë së bashku me Ministrinë e shoqërisë Informatike dhe Administratës, Byrosë për zhvillim të arsimit, Qendrës për arsim profesional dhe trajnim, Inspektoratin shtetëror të arsimit dhe Qendrën shtetërore e provimeve, në bashkëpunim me USAID-in, UNICEFin, Qendrën për arsim qytetar të Maqedonisë së Veriut, mësimdhënës nga shkollat fillore dhe të mesme dhe nga institucionet e arsimit të lartë në vend, si dhe shumë ekspertë nga sfera e arsimit dhe IKT-sfera.

Nga MASH theksojnë se të gjithë të interesuarit deri më 10 korrik të vitit 2020 mund të kontribuojnë në përgatitje në çka përmbajtje më cilësore në këtë dokument me dorëzimin e propozimeve dhe sugjerimeve në adresën elektronike. mitkoceslarov@bro.gov.mk .

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi para fundit të vitit të shkollor për MIA-n deklaroi se shqyrtohet edhe skenari si do të veprohet nëse përballemi me të njëjtët ose rrethane më të këqija në fillim të vitit 2020/2021./MIA/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori