LAJMI I FUNDIT:

Maserati Quattroporte Folgore do të konkurrojë me Tesla dhe Porsche për klientët e tyre

Maserati Quattroporte Folgore do të konkurrojë me Tesla dhe Porsche për klientët e tyre

Maserati Quattroporte 2024 do të ketë një dallim të madh në krahasim me atë aktual.

Përderisa stili do të mbetet pak a shumë i njëjtë me atë të modelit aktual të Maserati GranTurismo, Quattroporte nuk do të zëvendësoj vetëm 1, por 2 vetura në të njëjtën kohë.


Quattroporte i ri do të thotë edhe fundi i “sedanit” të Maserati me motor me djegie – teksa modeli i vitit 2024 do të jetë ekskluzivisht në dispozicion vetëm si veturë elektrike.

Në të njëjtën kohë, Quattroporte i ri siç u përmend do të zëvendësojë jo vetëm modelin e ngjashëm aktual, por edhe veturën e tij “simotër” më të vogël Ghibli.

Pra kjo është diçka e saktë.

Maserati vendosi që Quattroporte-në e ardhshme ta bëjë pak më të vogël se modeli aktual dhe në të njëjtën kohë, po e përfundon edhe prodhimin e modelit Ghibli.

Quattroporte tërësisht elektrike 2024 do të zëvendësojë dy modelet dhe kur bëhet fjalë për madhësinë e tij, do të vendoset pikërisht në mes midis dy automjeteve në largim, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.

Maserati Quattroporte Folgore will compete for customers with Tesla and Porsche

Përderisa Quattroporte i ri do të jetë vetura e tretë elektrike e Maserati pas GranTurismo Folgore dhe Grecale Folgore, “sedani” i ri do të jetë vetura e parë e cila do të ofrohet vetëm me motor elektrik.

Maserati me këtë veprim të guximshëm, bëhet prodhuesi i parë italian i super-veturave që veturën e saj dalluese do ta ofrojë vetëm në versionin elektrik.

Kompania ka plane ambicioze që nga viti 2030 të shesë vetëm vetura elektrike, dhe Quattroporte i ri është një shenjë e të ardhmes.

Maserati Quattroporte Folgore will compete for customers with Tesla and Porsche

Me GranTurismo Folgore që qëndron në krye të gamës me një çmim prej 215 mijë dollarëve, Quattroporte i ri do të ketë çmim me të cilin do të garojë në një segment më të ulët.

Gjiganti italian beson se klientët do të jenë të lumtur të paguajnë 150 mijë dollarë për “sedanin” e parë elektrik të kompanisë kur ajo do të dalë në shitje në vitin 2024. /Telegrafi/