LAJMI I FUNDIT:

Maserati “pensionon” limuzinën Ghibli

Maserati “pensionon” limuzinën Ghibli

Prej kohësh është folur që limuzin e Maserati – Ghibli nuk do të prodhohet më, e lajmet më të reja e konfirmojnë këtë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë për Australi, Grant Barling për Drive ka deklaruar se Ghibli do t’i skadojë “afati” në vitin 2024, transmeton Telegrafi.


Ai gjithashtu në detaje ka treguar se çfarë është e ardhmja e Quattroporte. Tashmë është konfirmuar se do të kemi versionin elektrik, por që edhe Quattroporte i ri do të jetë më i vogël sesa modeli aktual.

Një gjë e tillë ndodhë rrallë në industrinë e automobilizmit, pasi veturat çdo herë bëhen më të mëdha me ardhjen e gjeneratave të reja.

Barling shpjegoi që Quattroporte do të ketë madhësinë e njëjtë me Ghiblin që po pensionohet. Plani afatgjatë është që Ghibli të zëvendësohet me Quattroporte, në fakt plani është që të jenë një.

Një prej veturave më të vjetra në segmentin premium, Ghibli i gjeneratës së tretë ekziston qysh nga viti 2013.

Barling i cili ka paralajmëruar motorin twin-turbo 3.8 litërsh V8, që përdor Trofeo në versionin e Ghibli. /Telegrafi/