LAJMI I FUNDIT:

Maserati konfirmon tre modele të reja të veturave elektrike

Maserati konfirmon tre modele të reja të veturave elektrike

Së fundmi, Maserati ka ‘hedhur dritë’ mbi strategjinë e saj për elektrizimin e veturave, duke konfirmuar tre versione të reja elektrike.

Tani është zyrtare që versioni elektrik i sedanit nga Maserati do të prezantohet në treg në vitin 2028, por përpara tij do të prezantohen edhe tre modele tjera.


Në vitin 2025, pritet të prezantohet GranCabrio Folgore me zero emetime karboni. Prezantimi tjetër do të jetë në vitin 2027, me një SUV të madh elektrik, që me gjasë do të jetë i ngjashëm me versionin BEV të Levante. Ndërsa në vitin 2028 pritet të dal në treg Quattroporte Folgore.

Maserati i përshkruan këto modele si 100 për qind të dizajnuara dhe prodhuara në Itali.

“Ne po ecim me shpejtësi të plotë për të udhëhequr ndryshimin drejt elektrifikimit, me dy nga modelet tona ikonike tashmë të disponueshme për blerje në versionet e tyre 100 për qind elektrike, dhe një tjetër në rrugë e sipër këtë vit”, tha CEO i Maserati, Davide Grasso.

Dy produktet tjera elektrike të cilave u referohet Grasso janë GranTurismo Folgore dhe Grecale Folgore, të disponueshme për shitje në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Maserati është bërë marka e parë luksoze italiane që është fokusuar në zhvillimin dhe prodhimin e automjeteve tërësisht elektrike. /Telegrafi/