LAJMI I FUNDIT:

Maserati Grecale Folgore elektrik do të ketë mbi 500 kuaj fuqi

Maserati Grecale Folgore elektrik do të ketë mbi 500 kuaj fuqi

Maserati ka filluar të publikojë detaje në lidhje me gamën e saj të automjeteve elektrike me distinktivin Folgore.

Ne e dimë se versioni me bateri i Gran Turismo-s tjetër do të jetë me mbi 1,200 kuaj fuqi dhe Autoblog mësoi detaje paraprake (duke përfshirë prodhimin dhe gamën) për Grecale Folgore, transmeton Telegrafi.


Pritet të dalë në vitin 2023, Grecale elektrike do të ndajë platformën e tij Giorgio me modelin me benzinë.

Arkitektura do të inkorporojë një paketë baterish litium-jon 105 kilovat-orëshe dhe një palë motorë elektrikë për lëvizje me të gjitha rrotat në rrugë.

Federico De Medio, kreu i vlerësimit të automjeteve të Maserati, tha të presim se automjeti do të jetë me mbi 500 kuaj fuqi dhe më shumë se 482 kilometra diapazon. /Telegrafi/