LAJMI I FUNDIT:

Mascherano beson se Xavi do të ketë sukses te Barcelona

Mascherano beson se Xavi do të ketë sukses te Barcelona

Ish-lojtari argjentinas, Javier Mascherano ka mbështetur Xavi Hernandezin dhe beson se do të ketë sukses si trajneri i Barcelonës.

Argjentinasi luajti me Xavin te Barcelona nga viti 2010, kur ai u bashkua nga Liverpooli deri më 2015, kur Xavi u largua për në Katar.

Ata fituan shumë së bashku; tre tituj të La Ligës, dy tituj të Copa del Rey, dy tituj të Superkupës së Spanjës, dy tituj të Ligës së Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube dhe një Superkupë Evropiane.


Për vetëm 134 ditë, Xavi e transformoi Barcelonën – dëshmia ishte el Clasico
Lexo po ashtu Për vetëm 134 ditë, Xavi e transformoi Barcelonën – dëshmia ishte el Clasico

Të dy tani kanë kaluar në fazën e tyre të ardhshme të jetës pasi i kanë dhënë fund karrierës së tyre të shquar si lojtar dhe janë bërë trajner.

Mascherano aktualisht është në krye të kombëtares U20 të Argjentinës, ndërsa Xavi po e udhëheq Barcelonën në një epokë të re.

“Më pëlqen ideja e Xavit. Në fund është ideja mëmë e Barcelonës”, ka thënë fillimisht Mascherano për Marca.

“Nuk e di nëse ata do të jenë në gjendje të luftojnë për ligën, por jam i sigurt se Xavi do të sjellë shumë kënaqësi te Barcelona”, përfundoi argjentinasi.

Barcelona aktualisht është e treta në La Liga, por mund të kapërcejë Sevillan dhe të dalë e dyta nëse mposht skuadrën andaluziane në Camp Nou të dielën në mbrëmje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori