LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja në Shqipëri, nuk kërkohet test antiCOVID-19

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, nuk kanë asnjë kufizim  qoftë për test COVID-19 apo ndonjë dokument të veçantë.

Sipas njoftimit zyrtar ky vendim ka hyrë në fuqi nga data 1 qershor.


“Për të gjithë të interesuarit për të udhëtuar drejt Shqipërisë, njoftojmë se Shqipëria i ka hapur kufijtë në datën 1 qershor 2020”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim sqarohet se të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, nuk do të ju aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor përveç rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore.

“Për të gjithë individët që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore: Nuk aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor përveç rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore;

Në pikat kufitare nuk kërkohen dokumente specifikë, për të hyrë në territorin shqiptar;

Në rast hyrjeje në Shqipëri nga kufijtë tokësorë, informohuni mbi rregulloret e shteteve të tjera ku do kalohet gjatë udhëtimit, pasi ndryshojnë nga shteti në shtet.

Shtetasit që udhëtojnë në rrugë tokësore për në Shqipëri duhet të marrin informacion paraprak në Ambasadat e shteteve përmes të cilave do të kryejnë tranzit, për të qenë të qartë mbi rregullat e vendosura nga këto shtete në kuadër të pandemisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërsa, duke filluar nga 15 qershori i këtij viti grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona rritet duke lejuar 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.

Po ashtu, duke filluar nga 1 korriku 2021 ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.

“Orari për muzikën nuk ndryshon, do mbetet ora 22:00. Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP. Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve/ pjesëmarrësve, sipas protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori