LAJMI I FUNDIT:

Masat e qeverisë, më shumë njerëz nëpër rrugët e Çairit

Masat e qeverisë, më shumë njerëz nëpër rrugët e Çairit

Në mesditë, Parku i Qytetit në Shkup ishte gjysmë i zbrazët. Shpesh nga dy qytetarë shëtisnin në diellin e pranverës. Nuk pati asnjë rrëmujë edhe pse sot është e shtunë. Shumica e njerëzve janë në shtëpi. Dikush vraponte, disa ngisnin biçikletë, disa po ecnin. Edhe këndet e lojërave <për fëmijë ishin bosh. Disa qytetarë rrinin ulur në karriget pranë liqenin e vogël në park. Ne pyetëm, pse janë jashtë, megjithëse rekomandimi i mjekëve dhe i qeverisë është që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të virusit korona? Qytetarët me ndërgjegje na paralajmëruan të qëndronim në distancë, edhe pse kanë dalë jashtë.

“Rekomandimet janë për të qëndruar në shtëpi? Më intereson, çfarë do të thotë shtëpi, dhe çfarë do të thotë në park? Ju lutem pak më larg. E dini çfarë, ne jetojmë përtej rrugës në kullat. Dalim nga shtëpia, ja i kemi maskat, nga hyrja në park jemi me maska, nëse nuk më besoni mua, ejani tu tregoj”.


“Unë jam kureshtarë të di, se cili është avantazhi nëse qëndrojmë në shtëpi dhe nuk shkojmë në park, çfarë është më mirë?”

“Më mirë të dilni sepse nuk ka rrëmujë, sesa të mbylleni në shtëpi, por megjithatë shikojmë të mbrohemi.”

Shumë qytetarë të moshuar kishte në parkun e Çairit. Diellin e pasdites pensionistët e shfrytëzuan për t’u shoqëruar. Një pjesë e tyre thanë se nuk kanë frikë nga Korona virusi.

“Pamjet nga Evropa janë të tmerrshme? Po, por ne këtu dalim tash 20 vjet, jemi po ata njerëz”.

Derisa incizonim në park, ekipet e Parqeve dhe gjelbërimeve i dezinfektonin stolat në park dhe fushën e lojërave për fëmijë.

“Dje me urdhër të Shtabit të krizave në Shkup, N.P Parqet dhe gjelbërimet bashkë me zjarrfikësit i kemi dezinfektuar të gjitha sipërfaqet e gjelbra”, tha Ardijan Muça, drejtor i N.P Parqet dhe gjelbërimet.

Nëse vizitat nëpër parqe janë përgjysmuar, megjithatë, frekuentim më i madh u vërejt në rrugën në Bit Pazar.

Qyteti i Shkupit sot informoi se do t’i dezinfektojnë të gjitha rrugët, ndërsa edhe nesër aksioni do të vazhdojë edhe në të gjitha komunat e qytetit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori