LAJMI I FUNDIT:

Masat antiCOVID që pritet të merren nga Qeveria: Hapen shkollat e çerdhet, lejohet shërbimi në gastronomi në 50% të hapësirave të mbyllura

Masat antiCOVID që pritet të merren nga Qeveria: Hapen shkollat e çerdhet, lejohet shërbimi në gastronomi në 50% të hapësirave të mbyllura

Qeveria e Kosovës pritet të merr vendim për masa të reja antiCOVID, të cilat sipas rekomandimeve të IKSHPK-së do të lirohen.

Telegrafi ka siguruar një pjesë të masave, ku sipas rekomandimeve të IKSHPK-së pritet që shkollat dhe çerdhet të hapen nga data 27 shtator.

Po ashtu, pritet të lehtësohen edhe masat në sektorin e gastronomisë.


Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, për miratimin e këtyre masave pritet të mbahet gjatë ditëve në vijim.

Masat që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës:

Shkolla dhe çerdhet hapen me prani fizike, duke respektuar udhëzuesit përkatës.

Do të bëhen teste periodike të nxënësve dhe fëmijëve me qëllim identifikimin sa më të shpejtë të rasteve të infektimeve. I bëjmë thirrje të gjithëve, në veçanti prindërve që të vaksinohen sa më parë në mënyrë që të garantohet vijueshmëria e procesit mësimor.

Procesi i arsimit të lartë do të fillojë sipas udhëzuesve përkatës, duke u siguruar që respektohet distanca prej 1.5 metrave në mes personave.

Orari i kufizimit të qarkullimit të qytetarëve mbetet i njëjti, pra nga 22:00 deri në ora 05:00.

Nga e hëna, 27 shtator, gastronomia lejohet të shfrytëzoj 50% të hapësirave të mbyllura – por për të hyrë brenda këtyre hapësirave klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë kartelën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Kurse hapësirat e hapura do të vazhdojnë të shfrytëzohen deri në 70% të kapacitetit. Orari i gastronomisë mbetet po ashtu i njëjtë.

Po ashtu, edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë bërë të ditur se këto masa i kanë diskutuar në takimin që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Takimi ka qenë virtual ndërkaq, sipas komunikatës ministri Vitia në këtë takim informoi Kryetarët e Komunave me situatën e tanishme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie dhe informoi ata me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27 shtator 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori