LAJMI I FUNDIT:

Masakra e Reçakut, Pacolli bën thirrje për vendosjen e drejtësisë

Masakra e Reçakut, Pacolli bën thirrje për vendosjen e drejtësisë

Në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë trysni mbi Serbinë, për nxjerrjen përpara drejtësisë të atyre që vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë të pafajshëm.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, deklaroi të mërkurën se pajtimi midis Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm kur të vendoset drejtësia për krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit.

“Ne sot përkujtojmë 45 viktimat e masakrës së Reçakut të kryer nga Serbia. Ne sot kujtojmë dhe nderojmë civilët e pafajshëm. Ne sot po ashtu bëjmë thirrje për drejtësi, ngase edhe sot, ata që kanë kryer këto krime kundër njerëzimit, ecin të lirë dhe nën kujdesin e presidentit të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka deklaruar Pacolli.

“Masakra e Reçakut, e cila u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, është një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit. Mohimi i saj së fundmi edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka tensionuar situatën midis dy vendeve dhe ka lënduar familjet e viktimave”, thuhet në reagim.

Vrasja masive e 45 civilëve shqiptarë, që ndodhi në fshatin Reçak, në qendër të Kosovës, më 15 janar 1999, u dëshmua nga ish ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker. Denoncimet e vazhdueshme të diplomatit amerikan Walker se popullsia civile në Kosovë po vritej nga forcat serbe, i hapën rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi dhe njëherësh lirisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori