Të revoltuar dhe të tensionuar janë banorët e fshatit Sfillare përshkak se sipas tyre po i bëhet masakër pyllit mbasi po ua prenë drunjtë e shëndosh. Abudllahu dhe Ismalili para 50 vite kujton kohën kur i ka mbjellur këto pisha ndërkaq sot ka ardhur të ndaloj punën e kompanisë që po bënë këtë.
”Kur i kemi mbjellë pishat atëher isha fëmij, 12-13 vjeçar kemi punuar për lirë pare kurse sot ka ardhur koha dikush me i prishë, është turp prej Zotit. Dikush merr para për këtë, shpresojmë ti ndalim”, tha Abdullah Limani , banor.
”Si e mbaj mend prej vitit 1971-72 unë i kam mbjellur pishat si i ri, bile ende e kam një gjobë që më kanë dënuar me i lëshu bagëtitë, sepse skemi guxu as në këmbë me hecë e sot të pritet është masakër, duhet të jepet përgjegjësi” , tha Ismaili Nuredin , banor.
“Këto janë të shëndosha kjo do të ishte e vyshkur. Këtyre kur ju mungon ujë skuqen. Këto tash janë të shëndosha. Unë nuk e di si e kanë konstatuar se janë dru të sëmure” ,tha Avdi Sadiku , banor.
”Ne si fshat jemi të revoltuar për shkak se ndërmarja që i pret drunjët na thotë se këto drunjë janë të sëmurë, ne kemi dalë si fshat të shohim situatën. Përshembull ky dru nuk është i sëmurë, sepse ka medikamente që të shërohet ky dru jo të pritet. Ne nuk jemi kundër askuj por mos të pritet pylli i fshatit Sfillare” , tha një banor.
Banorët nuk lënë punëtorët të vazhdojne prerjen e drunjëve. Pyetëm edhe punëtorët të cilët prenë drunjtë. Ata thonë që prenë vetëm drunjtë e sëmura.
“Ata e bëjnë me bojë, une vetëm i pres. Ashtu thuaj unë vetëm pres e nuk marr vesh. Mos thuaj se kam konstatuar se druri është i sëmurë. Druri është i djegur përsipër. Asnjëri nuk është djegur”.
Në vendin e ngjarjes erdhi edhe një përfaqësuesi i kompanisë Golden bag. Ai thotë se gjithcka është e ligjshme. Por në marrëveshjen të cilën na tregoi qëndron se duhen të prehen vetëm drunjtë e djegur.
“Nuk kemi ardhur të bëjmë diçka të jashtligjshme apo të bëjmë masakaër. Institucionet na kanë dhënë të drejtën, veterinarët, njerëzit që janë kompetent na kanë thënë që këto dru janë të sëmurë dhe duhet të priten”.
Banorët e fshatit Sfillare nuk do të lënë asnjë dru të prehet, kërkojnë na institucionet që të ndërprejnë masakrën që po i bëhet natyrës së këtij fshati./KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'