Ministrja britanike e Brendshme, Priti Patel, deklaroi sot se masat e sigurisë do të vendosen për deputetët.

Ajo tha se deputetët mund të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre pas vrasjes së deputetit, Sir David Amess, duke shtuar se njerëzit që sulmuan demokracinë nuk do të kenë sukses.


"Të gjitha masat janë vendosur për të siguruar sigurinë e deputetëve në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë me detyrat e tyre si anëtarë të zgjedhur demokratikë", tha Patel.

"Ne jetojmë në një shoqëri të hapur, një demokraci. Asnjë individ nuk mund të na frikësojë ... të na pengojë të funksionojmë në shërbim të demokracisë sonë të zgjedhur", tha ajo.

Deputeti britanik nga radhët e Partisë Konservatore, Sir David Amess, u godit me thikë për vdekje dje në një mbledhje të bordit lokal.

Amess përfaqësoi West Southend, Essex, dhe u sulmua në një kishë metodiste në Lee-on-Sea.

Një 25-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasjen e Ames. Sky News raportoi se burri i arrestuar është një shtetas britanik me origjinë somaleze. /Telegrafi/