LAJMI I FUNDIT:

Masa parandalimi për helmimin e presidentit rus: Rusët ekzaminuan gjithçka që “pritet të prekë dhe të hajë” Putin në Beograd

Masa parandalimi për helmimin e presidentit rus: Rusët ekzaminuan gjithçka që “pritet të prekë dhe të hajë” Putin në Beograd

Grupi i Mikrobiologëve rusë dhe epidemiologët rusë të shërbimit të fshehtë në muajin e kaluar kanë qenë në Beograd.

Ata, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, kanë kryer një inspektim të plotë shëndetësor të të gjithë personelit të Serbisë që do të vijnë në kontakt me ushqimin, pijet dhe furnizimet që mund të shërbehen për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

E gjitha kjo, po sipas mediave serbe, është bërë me qëllim të parandalimit të helmimit të tij.


Kështu, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, të gjithë, kuzhinierët, kamerierët, stafi ndihmës të cilët do të përgatisin, mbajnë dhe bartin ushqimin e delegacioneve ruse dhe serbe kanë pasur një kontroll mjekësor – përfshirë edhe një test bakteriologjik në fyt dhe hundë.

Po sipas mediave serbe, protokollet e të dy vendeve kanë rënë dakord gjithashtu mbi një menu me katër ushqime – një meze të ftohtë, meze të nxehtë, natyrisht pjata kryesore dhe ëmbëlsirë.

Gjithashtu, të dyja palët kanë bërë të ditur se do të ofrojnë menu të veçantë për secilin anëtar të delegacionit të tyre të cilët janë në një dietë të veçantë.

Po sipas mediave, presidenti rus, në udhëtimet e tij të punës merr edhe një kamerier personal dhe kuzhinier i cili nesër do të punojnë së bashku me homologët serbë.

Është interesante se mysafirët rusë do të shërbehen me lugë dhe pirunë argjendi dhe pjata prej porcelani nga koha e Titos dhe Millosheviqit, dhe gota kristali.

Nga pijet do të shërbehet verë e bardhë dhe e kuqe nga më të mirat e prodhuesve serbë, ndërsa në fund kafe ose një tretjes pas ëmbëlsirës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Kalo në kategori