Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Çifti i Big Brother VIP Kosova, Urim Çela dhe Alisa Maloku, i kanë dhënë fund beqarisë.
Ata ditën e sotme (e diel) janë martuar në një ceremoni luksoze në Prishtinë.
Dyshja kanë ndarë fotografinë e tyre të parë si 'burrë e grua' në rrjete sociale.
Alisa duket e mrekullueshme në fustan të bardhë nusërie, gjersa Urimi me një kostum elegant.

Të ftuar në ceremoni kanë qenë edhe personazhe të famshme përfshirë modelen Xhuli Nura e Afërdita Paçaradën.

Të njëjtit për publikun u bënë të njohur që nga paraqitja e tyre në edicionin e parë të Big Brother.
Ata që nga ajo kohë janë komentuar vazhdimisht e kanë bërë tituj në shtypin rozë. /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































