Martino: Messi, tash një lojtar më i pjekur

Sulmuesi i Barcelonës arriti deri në finale të garës së vitit të kaluar në Brazil, por nuk arriti ta ngrejë trofeun pasi skuadra e tij u mposhtë nga Gjermania në ndeshjen e fundit.
Argjentina do të rikthehet në fushë këtë verë në kuadër të Copa America që zhvillohet në Kili, kësaj here nën drejtimin e Martinos, i cili zëvendësoi Alejandro Sabellan.
“Ne po shohim një Messi shumë më të pjekur, i cili është shumë më i përgatitur mentalisht dhe kjo ka shumë të bëjë me atë çfarë ndodhi në Botërorin e kaluar”, ka thënë ai për mediat argjentinase, transmeton Telegrafi.
“Ne mund të kemi më pak lojtarë individualë spektakolar se sa rivalët tjerët të Copa America, por ne kemi lojtarë të cilët kontribuojnë më shumë për ekipin se të tjerët. Për mua kjo është e mirë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/



















































