LAJMI I FUNDIT:

The Martinez Brothers do të performojnë në Sunny Hill Festival

The Martinez Brothers do të performojnë në Sunny Hill Festival

Muzika elektronike do të mbizotërojë në Prishtinë këtë verë, pasi The Martinez Brothers, duoja e njohur ndërkombëtarisht për setet e tyre energjike dhe prodhimet inovative, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në edicionin e ardhshëm të Sunny Hill Festival.

Ky festival, i cili ka bërë bujë në vitet e kaluara me ‘line up’ të artistëve nga e gjithë bota, është kthyer në një nga destinacionet kryesore për adhuruesit e muzikës së mirë në rajon.

The Martinez Brothers, të cilët kanë një ndjekje të madhe ndërkombëtare dhe janë njohur për performancat e tyre në klubet më ekskluzive dhe festivalet më madhështore, do të sjellin në Prishtinë një përzierje të ritmeve house dhe techno, duke premtuar një natë të paharrueshme për të gjithë pranishmit.

Festivali planifikohet të mbahet këtë vit nga data 25 deri më 28 korrik. /Telegrafi/