eksperti-banner

Në seancën e sotme të qeverisë, përveç zv. kryeministrit të ri dhe kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve themelore të Qeverisë, u zgjodh edhe shefi i kabinetit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Në këtë seancë konstituive, në krye të Kabinetit të Kryeministrit u emërua Martin Popov.


Popov është këshilltar në qytetin e Shkupit dhe ka qenë sekretar organizativ i LSDM-së.

Ai dikur ka drejtuar Qendrën për Analiza dhe Hulumtime të LSDM-së./Telegrafi/