LAJMI I FUNDIT:

Martial beson në largimin e Mourinhos, gati rinovimi i tij me Unitedin

Martial beson në largimin e Mourinhos, gati rinovimi i tij me Unitedin
Martial - Mourinho (Getty Images)

Anthony Martial pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester Unitedin pasi beson se trajneri Jose Mourinho do të largohet shumë shpejt nga klubi.

E ardhmja e sulmuesit francez ka qenë pjesë e thashethemeve tash e një kohë të gjatë.

Martial ka shprehur haptas dëshirën për largim nga Old Trafford pas raporteve jo të mira me trajnerin Mourinho.


Martial vendos të qëndrojë te Manchester United
Lexo po ashtu Martial vendos të qëndrojë te Manchester United

Megjithatë, tani thuhet se kanë ndryshuar gjërat dhe talenti francez ka vendosur të mbetet edhe më tutje të Djajtë e Kuq.

Anthony Martial (Getty Images)

22-vjeçarit i është ofruar kontrata e re pavarësisht nga kundërshtimet e tij publike me menaxherin Mourinho.

Martial thuhet se është i bindur tani të nënshkruajë marrëveshjen, pasi ai beson se Mourinho do të largohet nga Old Trafford.

Tottenhami provoi transferimin e dyshes së Unitedit, Martial dhe Mata
Lexo po ashtu Tottenhami provoi transferimin e dyshes së Unitedit, Martial dhe Mata

Sipas mediumit The Times, Martial do të nënshkruajë një marrëveshje të re pesëvjeçare të Manchester Unitedi.

Ndryshe, për francezin interesim kishin shprehur skuadra si Chelsea, Tottenham Hotspur, Bayern Munichu dhe Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori