Një grua skoceze që dyshohet se frymëzoi personazhin Martha në serialin hit të Netflix, “Baby Reindeer”, po padit platformën e transmetimit të filmave për shpifje, neglizhencë dhe shkelje të privatësisë.
Fiona Harvey, e cila thotë se personazhi Martha bazohet tek ajo, argumentoi në një padi të ngritur në një gjykatë në Kaliforni të enjten se Netflix tha “gënjeshtra brutale” për të, për mbi 50 milionë shikues në mbarë botën, shkruan BBC.
Padia kërkon mbi 170 milionë dollarë dëmshpërblim për Zonjën Harvey, e cila pretendon se seriali “Baby Reindeer” e përshkruan në mënyrë të rreme atë si një kriminele të dënuar që kaloi kohë në burg për përndjekje.
Zonja Harvey mohon gjithashtu se ajo ka sulmuar seksualisht krijuesin e shfaqjes, sipas dokumenteve të gjykatës, të cilat pretendojnë se Netflix “i tha këto gënjeshtra dhe nuk u ndal kurrë, sepse ishte një histori më e mirë se e vërteta dhe historitë më të mira bënin para”.
Në një skenë të serialit, personazhi Martha përshkruhet si një grua duke sulmuar seksualisht protagonistin e serialit përgjatë një kanali një natë. Duke folur për BBC News të enjten, zonja Harvey tha se ishte e sigurt që Netflix do ta humbiste çështjen.
“Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Përndryshe, ne nuk do ta bënim atë. Mendojmë se do të fitojmë”, tha ajo.
Episodi i parë i mini-serialit hit pretendon se “kjo është një histori e vërtetë”.
Titujt e fundit të shfaqjes thonë se programi “bazohet në ngjarje reale: megjithatë disa personazhe, emra, incidente, vendndodhje dhe dialogë janë imagjinuar për qëllime dramatike”.
Ndërsa dha dëshmi para Komitetit të Kulturës për Media dhe Sport në Parlament muajin e kaluar, ekzekutivi i Netflix, Benjamin King tha se shfaqja ishte “padyshim një histori e vërtetë e abuzimit të tmerrshëm që pësoi skenaristi dhe protagonisti Richard Gadd nga duart e një përndjekëse të dënuar”.
Z. Gadd, një komedian, shkroi skenarin dhe luan në serial për përvojën e tij të supozuar të përndjekjes nga një grua që takoi në pijetoren ku punonte.
Ai nuk përmendet si i pandehur në padinë e zonjës Harvey.
As emrat e vërtetë të zotit Gadd dhe zonjës Harvey nuk përdoren në serial.
Në rrjetet sociale, Gadd u ka bërë thirrje më parë fansave që të përmbahen nga përpjekjet për të identifikuar Marthan, personazhin përndjekës që ai përshkroi për herë të parë në një rutinë stand-up komedie.
Zonja Harvey e ka identifikuar veten si gruaja e portretizuar si Martha në serial. Netflix dhe zoti Gadd nuk e kanë konfirmuar këtë.
Padia e zonjës Harvey pretendon se Netflix “fjalë për fjalë nuk bëri asgjë” për të konfirmuar se historia e zotit Gadd ishte e vërtetë përpara se të krijonte serialin.
“Asnjëherë nuk u hetua nëse Harvey ishte dënuar, një keqinterpretim shumë serioz i fakteve”, thuhet në ankesë, duke iu referuar dënimit të mëparshëm të personazhit Martha për përndjekje.
“Nuk bëri asgjë për të kuptuar marrëdhënien midis Gadd dhe Harvey, nëse ka. Nuk bëri asgjë për të përcaktuar nëse faktet e tjera, duke përfshirë një sulm, ndjekjen e supozuar apo dënimin ishin të sakta”, thuhet tutje në padi.
Richard Roth, një avokat me bazë në New York që përfaqëson Zonjën Harvey, i tha BBC News të enjten se ai ka “prova dokumentare të pakundërshtueshme” që vërtetojnë se klienti i tij nuk është dënuar kurrë për një krim.
Padia përfshin një fotografi të një kontrolli të sfondit dhe një certifikatë që pretendon se zonja Harvey nuk ka dënime penale në dosjen e saj. Martha, personazhi i “Baby Reindeer”, është një përndjekëse e dënuar e cila më vonë arrestohet pasi personazhi i z. Gadd e raporton atë në polici.
Roth shtoi se nuk ka “asnjë dyshim” se identiteti i zonjës Harvey është përdorur për skenarin e “Baby Reindeer”.
Zonja Harvey, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se që nga publikimi i serialit në prill, ajo ka marrë kërcënime të shumta me vdekje.
Përvoja e ka lënë atë “të frikësohet nga largimi nga shtëpia ose të kontrollojë lajmet”, thuhet në padi, duke shtuar se ajo “është bërë jashtëzakonisht e izoluar nga frika e publikut, duke kaluar ditë pa dalë nga shtëpia e saj”.
Në një intervistë gati një orëshe me Piers Morgan muajin e kaluar, zonja Harvey konfirmoi se ajo e kishte njohur zotin Gadd gjatë kohës që ai punonte në një pijetore në Londër.
Por ajo mohoi se kishte vepruar si personazhi Martha, i cili i dërgon personazhit të Gadd 41,000 mesazhe me e-mail dhe la 350 orë mesazhe me postë zanore në serial.
“Asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Nuk mendoj se i kam dërguar asgjë,” tha ajo. Jo, mendoj se mund të jenë shkëmbyer disa emaile, por kaq ishte. Thjesht e-mail shaka”.
Megjithatë, padia pretendon se komentet e vërteta që ajo i bëri z.Gadd – si një ‘tweet’ që ajo i dërgoi atij në vitin 2014 – janë përdorur në dialogun e serialit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës