LAJMI I FUNDIT:

Martesa ju bën person më të mirë

Martesa ju bën person më të mirë

Normalisht se nuk duhet të martoheni për arsyen e vetme se martesa ju përmirëson si person, por siç duket martesa e ka këtë të mirë.

Hulumtimet e reja në Holandë sugjerojnë se martesa ndihmon në vetë-kontrollim dhe në faljen e gabimeve, transmeton Telegrafi


Studimi, i publikuar në ‘Journal of Social and Personal Relationships’ ka anketuar 199 çifte të porsamartuara dhe e ka monitoruar se sa falës ka qenë secili partner.

Pas katër viteve martesë, studiuesit e kishin vërejtur se partnerët kishin qenë më të prirë të harrojnë dhe të falin gabime, e gjithashtu t’i rezistojnë agresivitetit.

Të pasurit një nivel të mirë të vetë-kontrollit është atribut i dëshirueshëm sepse ndihmon në korrjen e suksesit në të gjitha aspektet e jetës. /Telegrafi/