Kolektivi "Marshojmë S’Festojmë", ka mbajtur sot marshin tradicional që shënon Ditën e Gruas. 

“Grua”, “Nata s’ka ispat”, “Jetë”, “Liri”, “Drejtësia e vonuar është padrejtësi”, “Punët e shtëpisë nuk janë punët e grave”, janë mbishkrimet që gratë dhe burrat po mbajnë në duart e tyre, në marshin tradicional.


Ndërsa, kur kaluan te Këshilli Gjyqësor dhe te Policia, gratë vendosen ngjyrë të kuqe dhe tymues.

Gjithashtu, ata fishkëllyen si shenjë për të protestuar për të drejtat e grave. Në sheshin “Zahir Pajaziti” qëndruan edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/