LAJMI I FUNDIT:

Marsh në Prishtinë në mbështetje të Palestinës

Marsh në Prishtinë në mbështetje të Palestinës

Nën organizimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, të shtunën në Prishtinë është mbajtur marsh protestues në mbështetje të Palestinës.

Marshi mblodhi rreth 100 qytetarë, kryesisht gra dhe vajza, të cilët marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skenderbeu”.

“Nuk ka paqe pa çlirim”, “Izraeli është shtet fashist”, “50 mijë gra shtatzëna jetojnë nën bombardime”, “Qeveri ndrysho qëndrimin pro-gjenocidal” dhe “Të bombardosh fëmijë nuk është vetëmbrojtje”, ishin disa nga mesazhet e protestuesve.


Ky është marshi i dytë që organizohet brenda një jave në Prishtinë në solidaritet me Palestinën. Gjatë mbrëmjes së djeshme një grup qytetarësh në mënyrë të organizuar ngritën flamujt e Palestinës edhe në qendër të qytetit të Prizrenit.

Izraeli është zotuar se do ta zhdukë Hamasin, grup që kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor. Deri më tani, si pasojë e dhunës mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe mbi 1.400 izraelitë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori