LAJMI I FUNDIT:

Me marsh dhe aktivitete të tjera nis fushata kundër dhunës në baza gjinore

Me marsh dhe aktivitete të tjera nis fushata kundër dhunës në baza gjinore

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, sot në Prishtinë organizata UN Women do të hapë fushatën “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila do të shoqërohet me ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare Publike “Pjetër Bogdani” në ngjyrë portokalli.

“16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore” është një fushatë ndërkombëtare vjetore që fillon më 25 nëntor – Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor – Ditën e të Drejtave të Njeriut.


Çdo vit ndërtesat ikonike në të gjithë botën ndriçohen në ngjyrë portokalli për të ngritur vëmendjen globale ndaj kërcënimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë zyrtarë të profilit të lartë nga institucione dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa të pranishmëve do t’i drejtohet Alia El-Yassir, drejtoreshë rajonale e UN Women e Evropës dhe Azisë Qendrore, si dhe Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Me rastin e hapjes së kësaj fushate, në Gjakovë do të organizohet marsh sensibilizues që do të mbahet prej orës 12:30.

Pjesëmarrësit e marshit do të nisen nga objekti aktual i Komunës së Gjakovës dhe do të vazhdojnë me ecje deri në Çarshinë e Vogël.

Aktiviteti koordinohet nga anëtarët e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje (MKKDHF) dhe vullnetarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) Gjakovë.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave pas vdekjes së tri motrave domenikane, të cilat luftuan për të pasur një vend të lirë dhe të shkëputur prej diktaturës së asaj kohe.

Sipas OKB-së, 35% e grave dhe vajzave në shkallë globale përjetojnë një ndër format e dhunës që ushtrohen ndaj kësaj gjinie.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori