Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është lëvizje pozitive në dialogun Kosovë-Serbi dhe i ka sjell dinamikë të re këtij procesi, thonë nga shoqëria civile. Megjithatë, ata shprehen skeptikë që ky angazhim i shtuar mund të sjellë edhe marrëveshje të shpejtë mes dy palëve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë ditës së martë ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas bisedës, kryeministri Kurti njoftoi se kanë biseduar për intensifikim të dialogut me Serbinë, ndërsa Presidenca e kësaj të fundit tha se Vuçiqit i është kërkuar marrëveshje e shpejtë me Kosovën.
Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një prononcim për Telegrafin tha se është evidente që ka një dinamikë të re amerikane në dialog, e cila shkon në funksion të zhbllokimit të procesit dhe arritjes së një marrëveshjeje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë angazhim të SHBA-së për ta përforcuar pozicionin e saj në dialog dhe për ta arritur qëllimin e përbashkët që është: njohja reciproke në qendër dhe rezultat final i bisedimeve.
Se a mund të sjellë ky angazhim i SHBA-së marrëveshje të shpejtë, Fetahu deklaroi se është vështirë të thuhet pasi “Serbia momentalisht nuk është e gatshme për marrëveshje”.
“Serbisë i konvenon status-quo. Marrë parasysh pozitën që ndodhet në arenën ndërkombëtare”, tha ai, duke shtuar se ditëve dhe muajve në vijim pritet të ketë intensifikim të takimeve dhe diskutimeve për marrëveshje finale.
Megjithatë, sipas tij, a do të ketë një marrëveshje të shpejtë do të varet edhe nga vendosmëria e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vetë Kosovës e Serbisë.
Njëjtë mendon edhe Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës. Ajo për Telegrafin tha se SHBA ka më shumë ‘leva’ ndaj Kosovës, pasi kjo e fundit e konsideron atë partnerin kryesor shtetëror.

“Ndërsa, sa i përket Serbisë, SHBA ka më pak leva që mund ta shtyjnë atë drejt një marrëveshje, duke pasur parasysh që Serbia ka partner kryesor Rusinë. Në këtë drejtim Kosova edhe mund të bindet për të arritur një marrëveshje finale, por pikëpyetje mbetet se si do ta shtyjnë partnerët ndërkombëtarë Serbinë që të nënshkruajë një marrëveshje finale me Kosovën sidomos një marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke”, u shpreh Haxholli.
Sipas saj, pozitive në këtë drejtim është fakti që SHBA-ja ka kërkuar në vazhdimësi marrëveshje finale që ka në qendër njohjen reciproke.
“Se a mund të çojë përfshirja më aktive e SHBA-së në një marrëveshje të shpejtë mes palëve është vështirë të thuhet, pasi arritja e një marrëveshje finale varet nga vullneti i Kosovës dhe Serbisë për të arritur marrëveshje”, deklaroi Haxholli.
“Natyrisht se lehtësuesit dhe mbështetësit e dialogut iu japin sugjerime dhe rekomandime palëve për të lëvizur drejt një marrëveshje finale por në fund varet nga vullneti i palës kosovare dhe asaj serbe sa janë ato të gatshme për të marrë parasysh këto sugjerime. Natyrisht se liderët politik kanë parasysh koston politike dhe elektorale nga vendimet që marrin në procesin e dialogut. Ata janë vazhdimisht mes analizave të opsioneve dhe kostove që kanë ato opsione për statusin e tyre politik respektiv”.
Përfshirje direkte e SHBA-së në dialog është kërkuar disa herë nga Kosova. Madje, sipas njohësve të këtij procesi, pa përfshirjen e këtij vendi nuk mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët