Marrëveshje e fuqishme ndërkombëtare mes kompanisë “Ciao Berto” dhe hotelit luksoz në New York – Times Square

Kompania e njohur kosovare “Ciao Berto” ka nënshkruar një partneritet të rëndësishëm afarist me një nga hotelet më prestigjioze në qytetin e New York-ut.
Ky projekt i përmasave të mëdha përfaqëson një tjetër dëshmi të suksesit të vazhdueshëm të kompanisë, e cila tashmë prej vitesh operon në tregun amerikan.
Sipas marrëveshjes së firmosur më 17 korrik 2025, bashkëpunimi pritet të zgjasë deri në vitin 2026. Aktualisht, “Ciao Berto” numëron mbi 200 punëtorë dhe planifikon të hapë më shumë se 50 vende të reja pune, duke ndikuar pozitivisht në punësimin e të rinjve dhe fuqizimin ekonomik të vendit.
Ky bashkëpunim i ri forcon edhe më tej pozitën ndërkombëtare të “Ciao Berto”, duke shënuar një kapitull të ri në rrugëtimin e saj, një rrugëtim i ndërtuar mbi profesionalizëm, cilësi dhe përkushtim afatgjatë./Telegrafi






















































