LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje bashkëpunimi UT – AAB

Marrëveshje bashkëpunimi UT – AAB

Universiteti i Tetovës nga Tetova dhe Kolegji AAB nga Prishtina e Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe promovimit të mirëkuptimit mes dy universiteteve. Aktin e këtij memorandumi e firmosën Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti dhe Rektori i Kolegjit AAB nga Prishtina, Lulzim Tafa.

Sipas marrëveshjes, qëllimi i këtij bashkëpunimi është krijimi i partneritetit në mes të Universitetit të Tetovës dhe Kolegjit AAB në fushën profesionale, arsimore dhe shkencore, që përfshin të gjitha programet e studimit të organizuara nga palët nënshkruese.


Me këtë marrëveshje të dy institucionet bien dakord të zhvillojnë aktivitete në fushat akademike me interes të përbashkët, duke u bazuar në principet e barazisë dhe reciprocitetit si:

-Shkëmbimi i stafit akademik dhe administrativ; Shkëmbimi i studentëve të cikleve të ndryshme të studimit për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave;
-Aktivitetet dhe publikimet e përbashkëta në kërkim shkencor;
-Pjesëmarrja në seminare, konferenca, evenimente dhe takime akademike;
-Shkëmbimi i materialeve akademike si dhe informacioneve të tjera të nevojshme;
-Programet e veçanta akademike afatshkurtra, duke përfshirë organizimin e përbashkët të shkollave verore;
-Aplikimi i përbashkët për fonde vendore e ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës;
-Krijimi i lehtësimeve administrative gjatë punësimit të stafit akademik me orar të pjesshëm;
-si dhe forma të tjera të bashkëpunimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori