Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka mbrojtur marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, edhe pas vendimit të Gjykatës në Romë, teksa deklaroi se ky modeli për strehimin e emigrantëve po ndiqet me shumë interes dhe nga palë të tjera, përfshi këtu dhe Presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen.
Duke e konsideruar Shqipërinë vend mik, Tajani tërheq vëmendjen e opinionit ndërkombëtar duke deklaruar, “Kini kujdes: Shqipëria nuk është Ruanda, Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian që ka zgjedhur të ndajë problemet tona”.
Përsa i përket vendimit të magjistratës së seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës në Itali, Taja theksoi se drejtësisë i takon të zbatojë ligjin dhe nuk mund ta ndryshojë atë.
“Demokracia bazohet në ndarjen trepalëshe të pushteteve: legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv. Montesquieu na e mësoi këtë. Kjo është arsyeja pse i thashë dikujt në të majtë se do të bënte mirë të rilexonte Montesquieu. Nëse një nga këto fuqi kalon kufirin e tij, ka një problem. Është problem institucional, nuk është problem i djathtë apo i majtë. Drejtësia duhet të zbatojë ligjin, nuk mund ta ndryshojë. Ai nuk mund të vendosë nëse një ligj është i drejtë apo jo. Janë ligje të miratuara nga Parlamenti. Më lejoni të filloj duke thënë se nuk jam kundër gjyqtarëve. Por reforma në drejtësi nevojitet urgjentisht. Ne duam që të ketë një ndarje të karrierës sepse sistemi duhet të gjejë një ekuilibër më të madh. Domethënë, pushteti i tepërt në duart e njërës palë, në këtë rast të gjyqësorit, çekuilibron gjithçka dhe prish këtë ekuilibër që është garanci e demokracisë. Gjëja që e rëndon problemin është se në historinë tonë republikane ka pasur një politizim të tepruar të gjyqësorit. Kur gjyqësori lejohet të ketë një rrymë të lidhur me një parti politike, si mund të flasim për pavarësinë e gjyqësorit?”, tha ai.
Sipas ministrit Tajani, edhe Franca po shikon me vëmendje gjithnjë e më të madhe, përmes qeverisë së saj, një linjë të vendosur për të luftuar imigracionin e parregullt.
“Ne kemi parë një Francë që është shumë e hapur për diskutim dhe bashkëpunim me Italinë, shumë e vëmendshme ndaj nevojës për të trajtuar edhe çështjet e migracionit”.
Ndërkohë, qeveria italiane, sipas mediave të vendit fqinj, është përfshirë në hartimin e një dekreti ligjor, i cili synon modifikimin e listës së vendeve të sigurta, listë që, siç është aktualisht, e bën praktikisht të pazbatueshme marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Këshilli i Ministrave të Italisë pritet të mblidhet të hënën (21 tetor) në orën 18:00 për këtë qëllim.
Dymbëdhjetë emigrantët e parë që u vendosën në Gjadër, u rikthyen në Itali pasi Gjykata e Romës e hodhi poshtë vendimin për ndalimin e tyre, duke argumentuar se nuk mund të kthehen në vendet e origjinës, në Bangladesh apo Egjipt, duke i konsideruar ato si vende jo të sigurta./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës