LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për burgjet me Danimarkën, ministri Nick Hakkerup sot në Kosovë

Marrëveshja për burgjet me Danimarkën, ministri Nick Hakkerup sot në Kosovë

Vitin e kaluar, saktësisht më 20 dhjetor 2021 ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ai i Danimarkës, Nick Hakkerup kanë nënshkruar një letër-qëllim në Prishtinë për ofrimin e burgjeve për të burgosurit në Danimarkë.

E sot për vizitë ndodhet sërish ministri danez i Drejtësisë, Hakkerup.


Megjithëse nuk është bërë e ditur ende e tërë agjenda e takimeve, ajo që është njoftuar është se me ministrin danez do të takohet kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca në orën 10:00.

Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar, ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Hakkerup gjatë vizitës në Prishtinë   kishte thënë se nga marrëveshja do të përfitojnë të dy palët.

Ai kishte përmendur mungesën e hapësirave në burgjet e Danimarkës, duke falënderuar Kosovën për mundësinë e zhvendosjes së të burgosurve.

“Sapo nënshkruam një letër qëllimi, ne e shohim si një gurthemel për marrëveshjet e ardhshme. Është një marrëveshje që do të përfitojmë të dyja palët. Shërbimi korrektues i Danimarkës është i mbingarkuar. E kemi kontaktuar para një viti Qeverinë e Kosovës”, kishte deklaruar Hakkerup.

Ai kishte njoftuar se Danimarka ka kërkuar ndihmë edhe nga vende tjera për sistemimin e të burgosurve por Kosova e para ka ofruar ndihmë.

“Kemi kërkuar ndihmë nga disa vende për ta zgjidhur këtë problem, por Kosova ka qenë vendi i parë që ka reaguar pozitivisht ndaj kërkesës tonë dhe është angazhuar pozitivisht më pas në dialog për këtë çështje”.

Hakkerup ka thënë se qendrat e paraburgimit do të menaxhohen sipas ligjeve të Danimarkës.

“Menaxhimi do të jetë nën lidershipin e autoriteteve të Danimarkës, por do të ketë trajnim edhe për stafin vendas. Danimarka do të respektojë të gjitha ligjet sa i përket sistemimit dhe trajtimit të burgosurve”, kishte thënë Nick Hakkerup, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, gjatë një raportimi në Komisionin për Legjislacion, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte njoftuar për dhënien me qira të 300 qelive të burgut për shtetin danez.

Haxhiu atë kohë kishte njoftuar se kostoja vjetore për 300 të burgosur nga Danimarka do të jetë rreth 5 milionë euro.

“Diku 5 milionë euro është kostoja vjetore”, tha ajo.

Ministrja më tej tha se ndër arsyet pse Danimarka ka zgjedhur Kosovën është se kanë analizuar raportet ndërkombëtare dhe vendore rreth trajnimit të të burgosurve dhe Kosova në Ballkanin Perëndimor qëndron më së miri në këtë aspekt.

Ajo kishte njoftuar edhe për atë se si procedohet në rastet kur të burgosurit kryejnë dënimin. “Gjashtë muaj më parë ne njoftohemi dhe përgatitemi për dërgimin në Danimarkë, dhe pastaj në vendin e origjinës”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ajo kishte thënë se në mandatin e saj të parë në kohën e Qeverisë Kurti 1, ka pasur ftesë nga ministri danez për të komunikuar këtë çështje.

“Pasi u rrëzua qeveria, s’kemi mbajtur asnjë takim më, për faktin e rrethanave”, ishte shprehur ajo.

Haxhiu ka thënë gjithashtu se pas qeverisë Kurti 1, qeveria pasuese e drejtuar nga Avdullah Hoti, ka qenë e përfshirë në diskutimet për dhënien me qira të objekteve në strehim të 300 të burgosurve në shtetin e Danimarkës.

Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit, ministrja Haxhiu jep detajet
Lexo po ashtu Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit, ministrja Haxhiu jep detajet

“Pas përgatitjes së negociatave kemi ardhur të një letër – qellim që jemi pajtuar për fuqizim të bashkëpunimit me Danimarkën për shkak të rolit të Danimarkës në Kosovë dhe jemi dakorduar që për shkak se ka nevojë të ndihmojmë në këtë drejtim, përmes një dhënies në shfrytëzim të një qendreje, jemi pajtuar që t’ia ofrojmë qendrën në Gjilan”, ishte shprehur ajo.

Ministrja e Drejtësisë kishte njoftuar se Kosova ka të drejtën të refuzojë ndonjë të burgosur kur konsiderohet se është i dënuar për ndonjë vepër penale që është më e ndjeshme dhe Kodi penal i Kosovës parasheh dënime maksimale.

Haxhiu po ashtu ka bërë të ditur se drejtori i Qendrës do të jetë danez, po ashtu edhe stafi menaxhues, ndërkaq oficerët korrektues do të jenë të Kosovës.

Ndërkaq, lidhur me atë se a mund të jetë problem gjuha, ministrja Haxhiu është shprehur se do t’i shohin mundësitë përmes rekrutimit të stafit që njohin gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër, ose përmes përkthyesve.

Po ashtu gjatë raportimit në Kuvend, Haxhiu kishte bërë të ditur se të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka për të vuajtur dënimin e tyre në burgun e Gjilanit nuk do të jenë shtetas danezë por shtetas të vendeve të treta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori