LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja dështoi, por tani është zbuluar kontrata që Chelsea i ka ofruar Osimhenit

Marrëveshja dështoi, por tani është zbuluar kontrata që Chelsea i ka ofruar Osimhenit

Kontrata që iu ofrua sulmuesit nigerian Victor Osimhen nga Chelsea si dhe kushtet e pagës tashmë janë zbuluar.

25-vjeçari nuk arriti që ta kompletojë transferimin në ‘Stamford Bridge’ në ditën e fundit të afatit kalimtar veror dhe tani pritet që të mbetet në Itali.

E ardhmja e Osimhen tashmë ka mbetur në ajër ndërsa raporti i tij me Napolin është i shkatërruar plotësisht pasi lojtari kishte kërkuar me çdo kusht largimin.


Sipas Sky Sports, reprezentuesit nigerian iu ofrua një pagë bazë prej katër milionë eurosh në vit nga Chelsea.

Osimhenit gjithashtu iu ofruan edhe katër milionë euro të tjera bonuse në rast se Chelsea do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Mendohet se paga e tij aktuale tek Napoli është diku në regjionin e 11 milionë eurove prandaj një marrëveshje nuk u bë e mundur.

Pati disa lëvizje edhe nga Arabia Saudite dhe në fakt kjo është mënyra e vetme se si Osimhen mund të bëhet me ekip të ri, pasi afati kalimtar në Lindjen e Mesme nuk mbaron deri më 2 shtator.

“Osimhen është një lojtar i Napolit dhe kontrata e fundit e rinovuar u bë me pëlqim të dyanshëm”, ka thënë agjenti Roberto Calenda.

“Ai ka bërë histori dhe kur kishte oferta të mëdha ne gjithmonë pranuam vendimet e klubit”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Liverpooli kompleton transferimin e dytë të verës pak orë pas përfundimit të afatit kalimtar

Liverpooli kompleton transferimin e dytë të verës pak orë pas përfundimit të afatit kalimtar

Premier League
Liga Premier lëshon një deklaratë zyrtare – shpjegohet arsyeja pse Rice u përjashtua me të kuq

Liga Premier lëshon një deklaratë zyrtare – shpjegohet arsyeja pse Rice u përjashtua me të kuq

Premier League
Hansi Flick ‘i qon në qiell’ lojtarët e Barcelonës pas debaklit që i shkaktuan Valladolidit

Hansi Flick ‘i qon në qiell’ lojtarët e Barcelonës pas debaklit që i shkaktuan Valladolidit

La Liga
Armando Broja dhe Raheem Sterling zyrtarizuan transferimet e tyre pas mesnate

Armando Broja dhe Raheem Sterling zyrtarizuan transferimet e tyre pas mesnate

Premier League
Evertoni ka përfshirë një klauzolë gjeniale në marrëveshjen e huazimit të Armando Brojës

Evertoni ka përfshirë një klauzolë gjeniale në marrëveshjen e huazimit të Armando Brojës

Premier League
Kalo në kategori