Të martën për vizitë në vendin tonë ishte ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard ndërkaq temë diskutimi gjatë vizitës së tij këtu ishte marrëveshja për sjelljen e rreth 300 të burgosurve nga atje për ta vuajtur dënimin në Kosovë.
Lidhur me këtë marrëveshje e cila nga korriku është bllokuar në Kuvendin e Kosovës, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar votimin e saj në seancën e së enjtes.
Danimarka më 27 prill të vitit të kaluar nënshkroi një marrëveshje për të sjellë 300 të burgosur në Kosovë si përpjekje për të reduktuar mbipopullimin në burgjet daneze.
Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, i cili ishte për vizitë në Kosovë, të martën, tha se ka pasur takime konkrete me zyrtarë të qeverisë dhe të partive më të mëdha opozitare dhe mesazhi është se ata e duan këtë partneritet.
Hummelgaard është optimist se marrëveshja për të burgosurit do të votohet së shpejti.
“Për qeverinë, plani është pjesë e përpjekjes për të krijuar hapësirë në burgjet daneze, të cilat janë nën presion mbi kapacitetet dhe personelin në formën e një numri në rënie të oficerëve të burgjeve. Prandaj, kriminelët e dënuar me deportim duhet të vendosen diku tjetër para se të nisen për në vendin e origjinës”, thotë ai, shkruan medium danez.
“Ekziston një udhërrëfyes i qartë dhe i plotë. E vetmja gjë që na duhet është që Parlamenti i Kosovës ta ratifikojë traktatin”, shton Hummelgaard.
“Nuk mund të them gjë tjetër veçse thonë se do të hidhet në votim së shpejti në parlament”, u shpreh ai.
Peter Hummelgaard thekson se synohet që kushtet në burg të jenë në përputhje me standardet daneze.
“Sapo parlamenti të ketë ratifikuar traktatin, ne do të fillojmë rindërtimin e ambienteve të burgut në mënyrë që ato të përmbushin standardet daneze”, u shpreh ai.
Kosova dhe Danimarka nënshkruan më 20 dhjetor 2021 një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.
Për këtë huazim, sipas letër-pëlqimit, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme.
E lidhur me takimin dhe marrëveshjen, të martën ka njoftuar edhe Ministria e Drejtësisë.
Në një postim në Facebook, MD shkruan se ministrja Haxhiu dhe homologu danez, Peter Hummelgaard, kanë biseduar lidhur me rëndësinë e ratifikimit të Marrëveshjes mes Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan.
Haxhiu në një postim në Facebook bën të ditur se e ka njoftuar ministrin Hummelgaard se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike për adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë.
“Në seancën plenare të datës 15 shkurt, marrëveshja do të diskutohet dhe votohen nga deputetët. Ministria e Drejtësisë, mbetet e përkushtuar për ta fuqizuar bashkëpunimin me shtete mike si Mbretëria e Danimarkës”, citohet të ketë thënë Haxhiu.
Ndryshe, që nga muaji korrik për shkak të bllokimit me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje ka mbetur pa u ratifikuar.
Pas disa muajve bllokim, kjo marrëveshje si pikë e rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës është caktuar për të enjten, më 15 shkurt.
Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Danimarkës thuhet se Qeveria e Kosovës do t’i ofroj Mbretërisë së Danimarkës, kapacitetet e burgut, gjegjësisht institucionit korrektues që gjendet në Gjilan për 300 të burgosur, për qëllimin e ekzekutimit të dënimeve daneze dhe do të bëjë rregullimet e nevojshme për çdo lehtësi për të siguruar që ai është në përputhje me ligjet dhe standardet daneze.
“Qeveria e Danimarkës synon të paguajë një tarifë vjetore për përdorimin e një burgu prej 15,000,000 euro në varësi të numrit të të burgosurve për të cilin objekti është bërë i përshtatshëm në përputhje me rregullat dhe rregulloret daneze, me një tarifë të reduktuar për 12 muajt e parë të vitit përdorimi i burgut si periudhë tranzicioni.
Qeveria e Danimarkës synon gjithashtu të paguaj një tarifë fillestare prej 5,000,000 euro për të mbuluar periudhën e tranzicionit derisa burgu të jetë përfunduar dhe plotësuar me personel. Këto tarifa do të mbulojnë të gjitha kostot që lidhen me një marrëveshje të tillë”, thuhet në marrëveshjen mes dy shteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët